E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët e parë, në Kosovë Edi në Shqipëri Fjona

Familja Zogaj feston edhe më e gëzuar Vitin e Ri 2013, pasi në familjen e tyre pas pesë vajzave nënë Afërdita ka sjell në jetë një djalë të cilin familjarët e kanë emëruar Edi.

Mamija Antigona nga salla e lindjes në QKUK, i ka deklaruar RTK-së se Edi Zogaj, ka lindur në orën 00:01 min, me peshë 4 600 kg. Sipas saj, nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë erdhi në jetë fëmija i parë i vitit të ri 2013-të. Ajo është një vajzë e quajtur Fjona, e cila u lind nga Silvana, banore në Tiranë.

Mësohet se lindja u krye me anë të ndërhyrjes cezariane në orën 00:05 minuta të datës 1 janar 2013-të.

Fëmija lindi me një peshë normale, 2.9 kilogram dhe së bashku me nënën janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›