E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Liga starton sot javën e dytë

Arsenali i Arsen Vengerit do të presë sot Blekpullin, skuadër që javën e kaluar surprizoi duke fituar 4-0 në transfertën e Uiganit. Arsenali kërkon tri pikët e para në këtë kampionat, pas barazimit 1-1 me Liverpulin javen e kaluar.

Ndërkohë, kampionët e çelsit do të luajnë në transfertën e Uiganit. Në ndeshjen e parë skuadra e drejtuar nga italiani Karlo Ançeloti shpartalloi debutuesit e Uest Bromit me rezultatin e thellë 6-0. Edhe në këtë ndeshje londinezët parashikohet të mos hasin vështirësi për të siguruar fitoren e radhës.

Ndërkohë, Mançesteri Junaited do të luajë nesër në transfertën e Fulhamit, ndërsa kryendeshja Mancester Siti-Liverpul do të zhvillohet ditën e hënë.

Më poshtë paraqitet kalendari i plotë i javës së dytë:

Sot;

15:00 Arsenal - Blekpull
15:00 Birmingam - Blekburn
15:00 Everton - Volverhempton
15:00 Stok - Totenhem
15:00 Uest Brom - Sanderlend
15:00 Uest Hem - Bolton
17:15 Uigan – Celsi

Nesër;

13:30 Njukasëll – Aston Vila
16:00 Fulham – Mancester Junaited

Të hënën;

20:00 Mancester Siti - Liverpul

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›