E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët ende në rrugë, dështon aksioni, vetëm 7 përfitojnë strehim

Pavarësisht projektit për heqjen e femijëve nga rruga, situata vazhdon te mbetet problematike. Ata gjenden ende ne rruge. Sipas Drejtoreshës së Drejtorisë së Licensimit dhe Monitorimit të Shërbimeve Sociale, Alkida Hysenaj, deri më tani vetëm 7 femijë janë sistemuar në institucionet e perkujdesjes sociale.
 

Gjithsej janë indetifikuar 22 fëmije të moshës 1muaj deri në 14 vjec, të gjithë me kombësi rome dhe egjiptjane, të cilët shfrytëzohen nga prindërit. Sipas aksionit të ri që vjen nga Ministria e Punës së bashku me Ministrinë e Brendëshme fëmijët që gjenden në situatë emergjente, do të mblidhen në institucionet kofidenciale të SHSSH-së, deri sa të merret vendimi përfundimtar nga organet e drejtësisë.

Prindërit e ketyre jane informuar per sherbimet dhe ndihmen qe mund te marrin ne Bashki apo Komune per te shmangur neglizhimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›