E Martë, 3 Nëntor 2026

Fëmijët festojnë në sheshet e Prishtinës

PRISHTINË, 1 qershor/ATSH/ Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, sheshet e Prishtinës ishin mbushur me ngjyra plot e fëmijë të cilët po festonin ditën e tyre.

Për ta është përkujdesur edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) me aktivitetin “Letra nga fëmijët e Kosovës’, si dhe Komuna e Prishtinës, e cila ia kishte mundësuar çdo lojë atyre duke ua bërë më atraktive ditën e tyre.

Ata kishin mundësinë të luanin futboll, basketboll, karate, volejboll, shah e shumë aktivitete të tjera.

Në këtë mes nuk mungonte as muzika për t’u argëtuar.

​Plani i Rritjes, Shqipëria merr 64,5 milionë euro parafinancim

1 Qershori simbolizon të drejtat e fëmijëve. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›