Femijet ilegale te Berishes dhe Rames

Nga Armand Shkullaku
Dy partite e medha nuk gjejne zgjidhje jo thjesht se perjashtojne njera-tjetren por se kulturen e perjashtimit e njohin si menyren e vetme per te sunduar. Dy shizmat e reja e deshmojne edhe nje here kete
Shqiperia e penalizuar nje muaj me pare ne objektivin e saj per tu afruar me Bashkimin Europian kryesisht per shkak te krizes politike po perjeton nje fenomen qe e ben edhe me pesimisit parashikimin per nje zgjidhje te kesaj krize. Presidenti Bamir Topi ne njeren ane dhe disa figura te Partise Socialiste ne anen tjeter kane dhene shenja te qarta se do te provojne te konkurojne ne politike duke krijuar parti te tjera nga ato te origjines. Keto dy shizma si djathatas ashtu edhe majtas pritet te jene nje nga ngjerjet me te rendesishme politike ne vend. Mbi to po komentohet e po debatohet shume por e gjithe analiza ndalet tek efekti demtues qe do te kene keto dy grupime perkatesisht kundrejt Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. E demton Topi me shume Berishen ne 2013 apo Islami Malaj Harasani etj mund ta lene perseri ne opozite Edi Ramen kush mund ti bashkohet Topit nga njerezit e Berishes a do te pranoje Fatos Nano ti prije grupit anti Rama etj etj.
Debati eshte perqendruar ne kete drejtim per faktin e thjeshte se te dyja keto rryma qe mund te shnderrohen ne parti politike nuk kane lindur nga nevoja e elektoratit per nje perfaqesim ndryshe por jane pasoje e mbylljes se dy partive te medha dhe perqendrimit gjithnje e me te madh te pushtetit tek dy lideret kryesore Berisha dhe Rama. Ato nuk kane ndonje program te vecante ideologji ndryshe apo fryme te re per te cilat mund te hapej nje diskutim publik e qytetar. As nuk perfaqesojne ate pjese te shoqerise shqiptare qe eshte e lodhur nga politika konfliktuale e 20 viteve te fundit. Keto dy shizma ne thelb jane produkt i ketij konflikti dhe reflektojne agresivitetin e politikes shqiptare.
Ato e kane zanafillen tek ngushtimi i hapesires demokratike tek dy partite e medha tek mungesa e kultures se dialogut dhe marreveshjes tek injorimi i sensibiletetve te ndryshme brenda nje familje politike tek kultura e perjashtimit dhe mbi te gjitha tek ruajtja e pushtetit absolut te udheheqesit mbi grupin. Dy ndarjet qe mund te ndodhin tek e djathta dhe e majta shqiptare nuk kane te bejne me programe perfaqesimi ato jane thjesht fryt i intolerances qe mbizoteron brenda partive dhe me gjere ne te gjithe klimen politike. Ato nuk po ngjizen nga ndonje nevoje e shoqerise por jane me shume femijet ilegale te Berishes e Rames qe ata duan ti nxjerrin jashte shtepise se tyre. Topi apo Islami Biberaj apo Harasani nuk jane perfaqesues te ndonje grupimi te caktuar shoqeror por individe qe nuk i pershtaten liderit qe kerkon te dominoje grupimin e tij politik. Qasja perjashtuese ndaj tyre i con detyrimisht pastaj ne sajimin e nje force politike me shprese per te mbijetuar ne mjedisin e eger politik.
Vete menyra se si po sillen Berisha dhe Rama ndaj ketyre dy korrenteve e deshmon me se miri frymen e intolerances qe po i prodhon ato. Njeri me i ashper dhe tjetri ne menyre pak me te sofistikuar po i godasin cdo dite kundershtaret e tyre brenda llojit. Sa te ndryshem duken Berisha dhe Rama kur perplasen mes tyre aq te ngjashem jane per te ruajtur pushtetin personal brenda partise. Lidershipi i PD e akuzon Topin se po bashkepunon me socialistet se ka bere pakt me ta e deri tek etiketime si aleanca e plehrave etj. Ne anen tjeter ata qe mendojne ndryshe nga Rama konsiderohen si njerez te Berishes tradhetare te blere apo te shitur.
Kjo fryme armiqesore shkon edhe me tej e ashpersohet deri ne konflikt. PD godet cdo dite Topin duke e konsideruar te barabarte me kundershtarin goditje qe arriten majen ne perplasjen me kryetaren e Kuvendit. Kandidaturat e Presidentit rrezohen te zgjedhurit lokale e injorojne ate dhe klima armiqesore e ka rrethuar menjehere ate prej castit kur ka dale kunder familjes se tij politike. Edi Rama ne stilin mistrec te socialisteve organizon njerez per te prishur takimet e Arben Malajt. Nxjerr trangujt e rinj nga sera e oborrit te tij politik per te kerkuar perjashtimin e Islamit e Harasanit pse marrin pjese ne seancat e Kuvendit. I menjanon dhe i le jashte vendimarrjes ata qe mendojne ndryshe duke dashur ta kete te gjithe partine nen kontrollin e tij absolut.
Menyra se si po sillen dy lideret kryesore me kundershtaret e tyre brenda llojit eshte shkaku kryesor qe po con ne dy shizma te reja djathtas dhe majtas. Atyre qe mendojne ndryshe nuk po u lihet asnje rruge kompromisi marreveshjeje apo perfaqesimi brenda kampit te tyre. Ata po detyrohen te bejne te vetmen zgjedhje qe u ka mbetur te krijojne partite e tyre.
E keto parti natyrisht qe shikohen si mundesi per te demtuar ate qe i nxorri jashte dhe jo si cilesi per te permiresuar skenen politike. Kjo klime e eger perjashtuese eshte ndoshta edhe nje nga shpjegimet se perse kriza politike po zgjat kaq shume dhe pse perspektiva eshte e erret. Ambasadori Arvizu ne kuader te integrimit te Shqieprise ne BE u kerkoi partive politike qe te riangazhohen per zhvillimin e dialogut mes tyre.
Por kur shikon ate qe po ndodh brenda tyre vetem ndarja dhe konflikti shfaqen ne horizont. Dy partite e medha nuk gjejne zgjidhje jo thjesht se perjashtojne njera-tjetren por se kulturen e perjashtimit e njohin si menyren e vetme per te sunduar. Dy shizmat e reja e deshmojne edhe nje here kete.
Gazeta Panorama