Per te mos u mbytyr nga i mbyturi

Nga Prec Zogaj
Per nje vend si Shqiperia ku qeveria nuk zbaton asnje prej dymbedhjete kritereve te kandidimit ne BE perfshire kriterin themelor te mbajtjes se zgjedhjeve te lira e te ndershme gara politike per programin me te mire duket pothuajse e pakuptimte. Normalisht qeveria qe cenon zgjedhjet ndeshkohet pa kushte me vote popullore masive. Opozita e saj nuk ka nevoje per shume letra i mjafton raporti i ODHIRI-it per zgjedhjet e Tiranes apo regres-raporti i fundit BE-se per tu kerkuar zgjedhesve sovrane majtas dhe djathtas nje vote negative per qeverine e tyre. Nje vote jo qe ne terma elektorale perkthehet automatikisht ne vote po per opoziten. Ka plot e plot raste kur zgjedhesit shkojne ne votime per te shporrur nje qeveri te keqe pa e vrare mendjen shume per ate qe po vjen. Te thyeje qafen kjo qe eshte se na nxiu jeten pa te vije kush te vije thuhet ne keto raste. Fitorja me vote negative pa alternative eshte pak a shume nje fitore qyl dhe nganjehere edhe pa nder per opoziten. Keqkuptimi dhe shperdorimi i saj nga fitimtaret pa kurore con ne aventura te paimagjinueshme. E kemi pare edhe ne Shqiperi kur Fatos Nano ka ardhur ne pushtet parasegjithash fale vote negative per Sali Berishen dhe kur ky i fundit eshte rikthyer ne pushtet kryesisht fale votes negative per Fatos Nanon. Fakti eshte se ne vendin tone nuk kemi njohur ende nje rrotacion pushteti nga konkurenca e programeve. Opozita e sotme po kerkon ta lere pas kete histori. Propozimet e saj te njepasnjeshme per nje Pakt per Integrimin per Reformen Zgjedhore dhe se fundi Projektprogrami Baze i Zhvillimit i paraqitur nga kryetari i PS-se Edi Rama deshmojne qarte se kjo opozite nuk mjaftohet dhe nuk kenaqet te vije ne pushtet thjesht me vote negative kunder qeverise Berisha. Ajo po kerkon te afirmohet si alternative e re dhe te qeverise neser ne baze te nje programit te shpallur te njohur te diskutuar dhe te votuar pa qene nevoja e improvizimeve dhe pa vazhduar me avazin e vjeter te fajesimit te paraardhesve per deshtimet eventuale.
Opozita nuk ka pritur afrimin e fushates elekrorale per te nxjerre asin nga menga sic thuhet. Ajo ka zbritur ne fushe me programin e saj te zhvillimit shume kohe perpara zgjedhjeve . Kjo eshte nje qasje e re per trasparencen dhe gjitheperfshirjen. Programi ne fjale ka rruge per te bere per te marre formen perfundimtare te nje programi elektoral per qeverisjen e re. Ai do te debatohet e miratohet neser ne Kongresin e PS-se si program i partise qe perfaqeson shtyllen e opozitarizmit ne Shqiperi. Sipas lajmeve nga selia roze ai do te konsultohet ne vijimesi me publikun e gjere. Me tej megjithese ne te jane reflektuar disa prej prioriteteve politike te mbare Opozites se Bashkuar do te kete nje program te perbashket dhe konkret te koalicionit opozitar ku pervec propozimeve rracionale qe vine nga partite aleate te PS-se do te reflektohen edhe rrezultatet e konsultimit me qytetaret.
Por edhe keshtu sic eshte pa prurjet redaktimet dhe risite e neserme programi baze starton me disa vlera te qenesishme qe jane vete themeli i nje ndermarrjeje politike kaq serjoze. Se pari deshmon nje njohje te gjere te gjendjes. Shqiperia vjen sic eshte. Shqiperia rroket e gjitha me tere problematiken dhe rreziqet qe e kercenojne. Se dyti propozon zgjidhje. Zgjidhje here te matura here radikale qe mbeshteten ne pervojat e shoqerive te hapura ne mundesite dhe burimet e Shqiperise. Se treti programi eshte shkruar qarte dhe bukur. Nuk do ta vija ne dukje kete tipar po te mos ishte e e vertete se te shkruash qarte do te thote te mendosh qarte. Dhe sot politika shqiptare ka nevoje me shume se asnjehere tjeter per qartesi arsye dhe arsyetim te shendoshe.
Ka shume deshperim dhe pesimizem ne Shqiperine e sotme. Shkaqet jane politike ekonomike sociale psikologjike. Ne kete vorbull qe duket pa rrugedalje opozita merr persiper te pergatise dhe propozoje legjitimisht nje te neserme te re. Publiku ka arsye te shpresoje dhe te gezohet qe ka nje opozite propozuese dhe pozitiviste. shte e tille kjo opozite jo se eshte akademiste dhe libreske as sepse ka harruar vrasjet e 21 janarit apo farsat zgjedhore te 29 qershorit 2009 dhe 8 majit 2011. shte pozitiviste piksepari sepse eshte e fortee sigurte e qarte e shpaguar ne perpjekjet e saj per te bere trasparencen boterore te rregjimit votevjedhes te Tiranes e bindur se vetem nepermjet rivendosjes se shtetit ligjor mund te zbardhet masakra e 21 janarit eshte kombetare dhe europianiste pa asnje dileme ne lidhje me te ardhmen europiane te vendit.
A mos eshte ne naivitet opozita shqiptare me kete politiken e saj plot propozime nderkohe qe korrupsioni po ben kerdine dhe vendi po zhytet edhe me keq ne humerat e pandeshkueshmerise A mos jane duke e perqeshur ne pallatet e qeverise E shkreta lodhet kot me programe dhe me pika. Ne kemi gurin dhe arren ne votime. Mundet mundet. Por nuk ka pike rendesie qe dikush po i nxjerr gjuhen prapa kraheve dhe nje tjeter po kerkon gjilperen ne kashte ne programin e saj. Me raportin qe nxorri ODHIR-i Shqiperia eshte de fakto protektorat perendimor persa i perket zgjedhjeve. Realisht opozita nuk e ka perballe por e ka lene prapa qeverine. Ka kohe qe opozita sillet si qeveri ndersa qeveria ben opoziten e keqe duke zevendesuar debatin me propagande dhe batuta bajate. Qeveria dhe kryeministri mund te vazhdojne me batuta. Por Berisha me te tijte kane detyrimin te shprehen per disa fakte dhe shifra shqetesese qe permenden ne programin baze te opozites. Pese perqind e depozituesve ne banka zoterojne me shume se 50 perqind te depozitave sot per cdo 100 vete ne moshe pune punojne 52 vete nderkohe qe dhjete vjet me pare punonin 60 vete monopolet sundojne fornizimin dhe tregetimin e disa mallrave te domosdoshme si gruri orizi sheqeri vaji barnat karburantet cimento hekuri. Shqiperia eksporton 9 here me pak prodhime bujqesore ne krahasim me importin. Shifra dhe fakte te tilla te nxjerra me nxitim nga programi tregojne nje deformim te plote te modelit ekonomik te votuar te qeverise. Por shifrat me alarmante jane ato qe flasim per borxhin. Zyrtarisht borxhi perfaqeson rreth 60 perqind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Por nuk jane llogaritur detyrimet e pashlyera ndaj kontraktoreve nje borxh i akumuluar qe ka arritur ne me shume se 100 milione dollare. Nuk jane llogaritur as detyrimet e tjera te njohura me ligj ndaj shtresave te ndryshme si ish te perndjekurit politike dhe pronaret e shpronesuar nga rregjimi komunist. Sipas PS-se borxhet ne Shqiperi e kalojne 80 perqind te PBB. Aventura e qeverise nuk perfundon ketu. Tendera te tjere jane bere dhe kontrata te tjera jane lidhur pa mbeshtetje financiare duke i shtyre fituesit te ecin me parate e tyre duke e rritur edhe me tej borxhin publik. Nen 30 perqind te PBB e ka borxhin Maqedonia. Si ne nje familje nje qeveri e pergjegjshme merr borxh aq sa mund te shlyeje. Vetem nje qeveri aventuerire i bie me top me parimin pas meje kiameti. Gersheret dhe shiritat elektorale qe rrezijne ne veshtrimin e kryeministrit mund te rrezultojne armet vrasese dhe mbytese te ekonomise kombetare neser. Borxhi i madh eshte nje gur ne qafe per brezat eshte nje mine me sahat per qeverine e ardhshme. Greqia e dribloi me rrotacion te parakohshem goditjen e pare te krizes. Shqiperia nuk e ka kete mencuri. Shqiperia politike ecen me hile. Prandaj opozita pozitiviste duhet te kete qe tani nje strategji te sakte per menaxhimin e borxheve dhe sigurimin e nje fluksi likujditetesh. Per te mos u mbytur neser nga i mbyturi.
Gazeta Shqkulli