E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët me probleme në zemër, 300 raste në një vit

Në një vit të vetëm, në Tiranë kanë 300 raste të reja fëmijësh të cilët lindin me probleme në zemër. Nga këta të vegjël, 70 prej tyre kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.

E ndërsa mjekët rendisin shkaqet të komplikacioneve, problemi më madhor është pamundësia për një diagnozë prentatale për të frenuar lindjet me këto probleme. Shërbimet në QSUT presin fluksin më të madh të të prekurve ndërsa shefi i pediatrisë Durim Bebeci tha se prej një muaji mungon ekografia ndërsa mjeku Arben Baboci tha se në rrethe situata është më alarmente.
 

Opozita në komisonin e shëndetësisë tha se kjo situatë nuk është aspak optimiste dhe se në fshatra të thella, nënat e papuna nuk kanë mundësi të bëjnë kontrolle mjekësore. Ndërsa shtuan edhe problemin se nga 44 spitale në vend, 20 janë jo funskional.
Ndërsa në botë 17.3 milion njerëz në vit vdesin për shkak të sëmundjeve kardio vaskulare.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›