E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e NATO-s, Imami: Rrugëtimi i Shqipërisë nuk ka qenë i lehtë

Në Tiranë prej dy ditësh po mbahet konferenca e 6-të Ligjore e NATO-s. Në këtë konferencë marrin pjesë rreth 150 përfaqësues nga komuniteti ligjor i NATO-s, i cili përbëhet nga drejtues të ministrive të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe këshilltarët ligjorë të aleancës.
 

Këtë konference e përshëndeti edhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili tha se rrugëtimi i Shqipërisë për tu bërë anëtare e NATO-s nuk ishte i lehtë, por as i rastësishëm, pasi Shqipëria ndan të njëjtat parime si vendet perendimore.
 

Kjo konferencë do të zgjasë deri në datën 28 shtator dhe rekomandimet që dalin nga ajo i shërbejnë aleancës për të kryer misonet e saj konform, ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›