E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët me probleme në zemër, çdo vit lindin 300 foshnja me defekte

Tiranë- Numri i fëmijëve që lindin me probleme në zemër është rritur ndjeshëm kohët e fundit, pasi gjatë një takimi mes krerëve të institucioneve dhe mjekëve është konstatuar se rreth 300 fëmijë në vit kanë probleme kardiake.

Në takim është biseduar mbi funksionimin e qendrave shëndetësore dhe masat që marrin ato për të tilla raste.

“Pajisje diagnostike në spitalin që drejtoj unë aktualisht janë pa funksion. Ndoshta një angazhim jo shumë i madh në investime do na çlironte nga kjo mangësi që ne sot kemi një muaj gati i kthejmë mbrapsht fatkeqët sepse nuk na punon ekografia”, tha Durim Bebeci, Shef i Pediatrisë, QSUT.

Pas tij ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili u shpreh se po punohet për riparimin e aparatit dhe blerjen e pajisjeve të reja.

“Ne jemi duke u marrë me rregullimin e aparatit në fjalë, ndërkohë në buxhetin e vitit 2013 kemi parashikuar blerjen e një aparati të ri për pediatrinë, kështu që zgjidhet një herë e mirë problemi i pediatrisë në lidhje me këtë teknologji diagnostikuese të domosdoshme”,- tha Tavo.

E pranishme ishte edhe kryeparlamentarja Topalli, e cila deklaroi se mjekësia në vend ka bërë përpara, pasi deri më tani janë kryer 170 ndërhyrje në zemër në QSUT.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›