Busek: Dialogu duhet të kalojë në çështje politike

Politikani austriak Erhard Busek shprehet se dialogu i Kosovës me Serbinë në Bruksel duhet të vazhdojë, duke shtuar se ai nuk mund të ndalet në çështje teknike.
Siç raporton “Koha Ditore” Busek, politikani austriak, i cili deri në vitin 2008 ka udhëhequr Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore thekson se duhet kaluar në diskutimin e çështjeve politike dhe se kjo do të mund të bëhej pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, pranverën e ardhshme.
Busek tha gjithashtu se Beogradi nuk ka alternativë tjetër përveçse dialogun me Kosovën, por shtoi se nuk duhet pritur një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e Serbisë menjëherë.