Femijet ne pune e renda

Rrugët e Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës, janë të mbushura me femije te vegjel te cilet punojne per te mbajtur frymen gjalle.
Fëmijët u janë bashkuar përpjekjeve të prindërve për të punuar. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Punës, ILOS në Shqipëri, 7.7 për qind e femijeve 5 deri ne 17 vjec, punojne ne pune te veshtira për të mbijetuar. Bujqesia, ndërtimi, miniera, por edhe shitës në rrugë jane sektorët më të populluar nga kjo ushtri fëmijësh. "56 për qind apo gjysma e fëmijëve, të cilët janë fëmijë punëtorë janë të përfshirë në punë të rrezikshme dhe kjo është një nga gjetjet më të rëndësishme të këtij studimi. Fëmijët që konsiderohen tepër të vegjël për të punuar, madje edhe për një orë në javë, përbëjnë rreth 28 për qind të të gjithë punëtorëve fëmijë. Nga fëmijët e angazhuar në punë të rrezikshme, 92 për qind e tyre punojnë në kushte të rrezikshme", thotë ekspertja Etleva Dhespoti. Shoqeria civile ka kerkuar qe te merren masa emergjente nga Qeveria dhe nga Ministria e Punes dhe Çeshtjeve sociale, per mos shfrytezimin e femijeve,por edhe arsimin e tyre. "Shumica e punëtorëve fëmijë janë të punësuar në sektorin e bujqësisë, 6. 1 për qind në tregti, 4.4 për qind në hotele dhe restorante dhe 3.1 për qind në ndërtim. Rezulton se 5.1 për qind e të gjithë fëmijëve të moshës 5 deri në 17 vjeç janë punëtorë fëmijë", theksoi Dhespoti. Pjesa me e madhe e ketyre femijeve jetojne ne familje te varfera me shume probleme sociale dhe ekonomike. Mungesa e nje strehe dhe e ushqimit te perditshem i detyron keta femije qe ne moshe shume te vogel, te bejne pune shume te veshtira dhe te perballen me rreziqet e rruges. / Top Channel