E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saga e tiranise e Spartak Ngjeles

Spartak Ngjela ka shkruar një libër për bashkëkohësit, kryesisht për ata të racës së tij politike. Është vazhdim i vëllimit “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare” që i ka kapur ngjarjet prej vitit 1957. Pjesa e tretë merret me vitet 1991-1996. Ngjela dokumenton dhe interpreton ngjarje brenda rrezes politike, roli i Ramiz Alisë në krijimin e “disidencës politike” dhe periudha e parë berishiane ndërmjet zgjedhjeve të marsit 1992 dhe zgjedhjeve të majit 1996.
Ndërsa botuesi, Henri Cili njofton se në vjeshtë pritet me entuziazëm një faqe tjetër e opozitarizmit të Ngjelës i ashtuquajtur antiramizëm, lexuesit e parë të librit, bashkëkohës të autorit, gjejnë megjithatë më shumë se politikë. 
Kronikat e interpretuara të Ngjelës, janë kushtim për Gramoz Pashkon dhe Azem Hajdarin. Ngjela u jep atyre statusin e opozitarëve të parë në një kohë kur ai vetë e shihte veten gjallë dhe avokat, ndërsa tani në garën e radhës, kandidat për deputet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›