E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femra më seksi në botë

Aktorja Mila Kunis, e cila muajin e kaluar u shpall si e famshmja më e preferuar për fantazitë seksuale nga fansat, tashmë ka mposhtur 99 femra tjera nga e gjithë bota për vitin 2013, duke marrë kurorën për femrën më seksi të vitit.

Në listën e vitit të kaluar, Mila, 29-vjeçe, kishte marrë vendin e 14, por pas filmit të suksesshëm “Oz: The Great And Powerful”, padyshim se nuk është surprizë që është zgjedhur femra më seksi në botë.

Redaktori i FHM-së, Dan Jude, ka thënë se Mila, jo vetëm që është seksi, “por ajo ka edhe sens të humorit dhe nuk frikësohet që të bëjë shaka edhe me veten”.

Këngëtarja Rihanna u pozicionua në vendin e dytë, duke u ngritur për një pozitë nga viti i kaluar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›