Depp dhe Heard, nisin bashkëjetesën

Johnny Depp dhe Amber Heard janë kthyer zyrtarisht bashkë pas një periudhe të shkurtër ndarjeje dhe këtë herë duket se e kanë marrë seriozisht.
Ata u panë bashkë në koncertin e Rolling Stones dhe menjëherë zërat dolën për ribashkimin e tyre, por nuk mbaron me kaq pasi ata kanë vendosur të bashkëjetojnë dhe mbase herës tjetër do të shkruajnë ndonjë datë martesë.
Johnny 49 vjeç në verë u nda nga bashkëshortja bukuroshe Vanessa Paradis, që kishin plot 14 vjet martese. Në dhjetor aktori shpenzoi plot 16 milionë dollarë për të blerë një ferme, si dhuratë dashurie për Amber.
Tani janë me plane të reja, sipas një burimi te afërt i cili tha për 'Sun':
"Ka blerë një kalë te ri për fermën, ne mënyrë që të çiftohet me atë që bleu vjet dhe te bëjnë te vegjël". Sipas burimit, Amber do t'i marrë gjërat seriozisht me yllin e 'Piratëve të Karaibeve' dhe do të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij./Indeksonline/