E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat “pushtojnë” Kongresin e SHBA-së

Një numër rekord femrash u zgjodhën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan gjatë votimeve të 6 nëntorit. Kur Kongresi i ri të mblidhet në janar, Dhoma e Përfaqësuesve do të ketë 80 anëtare dhe Senati 20, shumica demokrate.

Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi zhvilloi një konference shtypi pas zgjedhjeve, ku ajo rrethohej nga një grupi i madh grash, anëtare aktuale dhe të sapo zgjedhura në këtë dhomë. Ajo theksoi se për herë të parë në historinë e Kongresit, gratë demokrate dhe pakicat përbëjnë një numër më të madh se kolegët e tyre meshkuj të bardhë.

“Grupi më i shumëllojshëm në historinë e botës. Kjo është hera e parë që një organ parlamentar ka një grup shumicë, të përbërë nga gratë dhe pakicat”, tha Pelosi.

Pelosi tha se fakti që kaq shumë gra demokrate fituan në zgjedhjet e 6 nëntorit luajti rol në vendimin e saj për të qëndruar apo jo në postin udhëheqës të demokratëve, vendim që ajo e njoftoi e rrethuar nga koleget e saj, të cilat i quajti "motrat e saj".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›