E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenerbahce përjashtohet nga garat Europiane për dy vjet

Fenerbahce është përjashtuar nga kompeticionet Europiane për dy vjet pasi Gjykata e Referimit për Sport(CAS) ka ndëshkuar klubin për përfshirjen e tyre në manipulimin e ndeshjeve në Turqi.

“CAS ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Fenerbahce kundër vendimit të marrë nga Uefa për t’i përjashtuar ata nga garat e klubeve Europiane”, thuhet në deklaratën e CAS.“Uefa përjashton Fenerbahcen nga garat e klubeve Europiane, shkaku është trukimevi i ndeshjeve nga klubi turk.

Duke marrë parasysh vendimin e Uefas që është konfirmuar nga CAS, Fenerbahce përjashtohet për dy edicione nga garat e klubeve të UEFA-s./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›