E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Willian: Më Solli Mourinho

Willian Borges edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Chelseat. Ylli brazilian ka pranuar ofertën e Chelseat prej 32 milion funtash.

Mesfushori 25 vjeçar ka thënë se e zgjodhi Chelsean sepse i pëlqen Jose Mourinho. Pikërisht Mourinho ka qenë ai që i ka ndihmuar lojtarit në marrjen e lejes së punës.

"Chelsea është një nga skuadrat më të forta sot në botë. E zgjodha Chelsean sepse më pëlqen të punoj për Jose Mourinho. Ai është një trajner shumë i lëvduar. Mourinho e ka afruar transferin tim sepse ka ndihmuar në marrjen e lejës së punës" deklaroi Willian./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›