Lioneli i Cassanos

Antonio Cassano është bërë baba për herë të dytë. Ylli i Interit tashmë ka edhe një djalë. Djali i Cassanos do të ketë emrin Lionel.
Ylli italian i ka vënë emrin Lionel në bazë të idhullit të tij, të jashtëzakonshmit Lionel Messi.
Cassano disa herë e ka treguar simpatinë e tij për Messin të cilin e kishte kundërshtarë sa ishte pjesë e Real Madridit./Indeksonline/