Fergie Mancinit: Pse po flet palidhje?

Sir Alex Ferguson e ka kritikuar Roberto Mancinin për një deklaratë të tij ku thotë se disfata me Cityn mund të ketë frymëzuar edhe skuadrat e tjera për të kuptuar se United lehtë mund të mposhtet. Fergie tha se që të gjitha skuadrat këtë edicion janë përpjekur ta bëjnë këtë, por ka qenë shumë e vështirë.
"Mendoj se ajo çfarë thotë Mancini, është diçka e pakuptimtë, që nuk ka lidhje me realitetin. Nuk është një humbje e jona për të kuptuar se si kemi qenë në këtë edicion. Që të gjitha skuadrat kanë synuar fitoren ndaj nesh, por ka qenë diçka shumë vështirë e arritshme. Gjëja më e rëndësishme është se në kemi besim dhe lojtarët dinë të japin më të mirën e tyre" deklaroj Ferguson./Indeksonline/