Xavi e Villa menjëherë shkuan në Gjermani!!

Xavi Hernandez dhe David Villa janë nisur për në Gjermani vetëm pak orë pasi mësuan se Bayern Munchen është kundërshtari i tyre i radhës.
Dy yjet e Barcelonës u fotografuan së bashku në aeroportin e Nurnbergut. Por arsyeja e udhëtimit të tyre nuk është Bayern Munchen, por Adidas.
Dy spanjollët e famshëm do të marrin pjesë në një reklamë të Adidas që pritet të bashkoj shumë yjet të futbollit evropian./Indeksonline/