E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fergie në krah, njëri nga këta

Sir Alex Ferguson e ka ndërmend me çdo kusht blerjen e një mbrojtësi të krahut. Stretegun skocez nuk po e bindë në maksimum Patrice Evra, kështu që është duke tentuar blerjen e njërit nga dy qendërmbrojtësit ndër më të mirët në Premierligë.

Ashley Cole ose Leyton Baines janë alternativat e Fergusonit. Cole është më i dëshiruar por që blerja e tij është më e vështirë pasi që për të janë të interesuar edhe Real Madrid e PSG.

Për Baines Ferguson mund të ofrojë deri në 15 milion funta, por që David Moyes ka përsëritur se lojtari nuk është në shitje.

Në këtë pozitë Ferguson e ka edhe të riun holandez Alexander Buttner, por që përvoja e tij është problem për formacionin e parë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›