Tifozët e Dortmund, si hajna në “Allianz Arena”

Një video e postuar nga disa persona që paraqiten si tifoz të Borusia Dortmund, po bënë bujë në Gjermani.
Një grup personash ka postuar videon se si futen fshehurazi në stadiumin e Bayern Munchen, “Allianz Arena” duke vendosur banera e mbishkrime të skuadrës së tyre ndërsa shlyen ato të bavarezëve.
Nuk dihet identiteti I tifozëve gjerman, ndërsa ende nuk është vërtetuar edhe saktësia e videos. Videoja është shumë e klikuar në Youtube, ndërsa për disa media gjermane kjo është një fushatë e rrejshme e tifozëve të Dortmund para ndeshjes me Bayern Munchen që zhvillohet javën tjetër.
/>