Fergie takohet javë me Mourinhon e Guardiolën!

Sir Alex Ferguson thuhet se ka gjasa që të gjejë pasardhësin e tij te Manchester United, pikërisht këtë javë. Një seminar i futbollit që do të mbahet në Burton këtë javë, do të sjellë pranë Fergusonit Jose Mourinhon dhe Pepe Guardiolën.
Seminari pritet të sjellë trajnerë të njohur të futbollit evropian e botëror, ku bijë në sy "bashkimi" i Mourinhos me Guardiolën.
Ferguson thuhet se ka bërë gati agjendën ku pritet të takoj ndarazi Mourinhon me Guardiolën. Pikërisht këtë javë thuhet se Fergie mund të definoj të ardhmen e pankinës së United./Indeksonline/