E Diel, 1 Nëntor 2026

Suarez: Abuzimet e tifozëve, më frymëzojnë mua

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka dhënë një paralajmërim për tifozët e Manchester Unites para superderbit që do të zhvillohet sot.

I pyetur për situatën se si po ndihet ai kur është një nga më të përmendurit para kësaj ndeshje, Suarez tha se këto gjëra e motivojnë atë.

"Jam mësuar të luaj në stadiume të mëdha. Në Uruguaj, Holandë dhe në Liverpool gjithmonë kam qenë pranë tifozëve të zjarrtë në stadiume të mbushura. Nuk jam tip lojtari që më pengojnë abuzimet e ndryshme të tifozëve, përkundrazi më motivojnë ato. Në këtë ndeshje nuk luaj unë përball Evras, por Liverpool kundër Manchester United sepse janë 22 lojtarë në fushë" deklaroi Suarez./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›