Ferguson: Man United nuk ka frikë nga Barca

Sir Alex Ferguson ka deklaruar se ata nuk ia kanë frikën Barcelonës, në prag të finales së Ligës së Kampionëve.
Manchester United ka shansin të fshijë kujtimet e këqija nga disfata në finalen e vitit 2009 në Romë dhe niset për në Wembley me vetëbesim të plotë pas fitores ndaj Schalke.
“Ne nuk kemi nevojë të trembemi nga Barcelona dhe nuk ka arsye se pse të mos shkojmë në finale me plot vetëbesim. Forma jonë ka qenë e mirë dhe ne po kalojmë një sezon fantastik”.
“Nuk duhet të ketë terror dhe ne nuk mund të trembemi. Puna jonë është të gjejmë zgjidhje për atë që bën Barcelona. Sigurisht do të preferoja të përballem e Brechin në finale, me respektin më të madh për ta. Por që në fillim të sezonit do të doja të ishim larg Barcelonës deri në finale dhe arritëm ta bëjmë këtë”, ka deklaruar skocezi pas fitores 4-1 ndaj Schalke.