Rama:8 maji, sfida e njerëzve të zakonshëm

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur sot në Koplik ku ka ofuar mbështetjen për kandidatin e koalicionit “aleanca për të ardhmen” Nazmi Hasani.
Në fjalën e tij kreu i opozitës i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë “aleancën për të ardhmen” ndërsa ka shtuar se 8 maji është sfida e qytetarëve të zakonshëm.
“Kopliku është një nga qytetet me papunësinë më të madhe. Ky regjim punon dhe mendon vetëm për vete. Vota për PS-në është rruga e vetme për t`u çliruar nga ky regjim” theksoi Rama.
Gjithashtu kreu i opozitës ka bërë homazhe dhe ka vendosur një kurorë me lule në lapidarin e dëshmorëve në Koplik.