Ferguson: Phil Jones është një kafshë!!!

Sir Alex Ferguson nuk ka hezituar për të lëvduar talentin e Manchester United, Phil Jones të cilin madje e ka quajtur si një kafshë futbolli, në aspektin pozitiv.
"Jones me të vërtetë ka një të ardhme të ndritur në skuadër. Talenti i tij është i pabesueshëm. Ai di të luaj para, prapa, në mes, në krah, ku të do. Ai është një lojtar i veqantë të cilët unë i vlerësoj shumë. Jones e kupton aq mirë futbollin, sa që shpesh mahnitem nga ai. Unë e quaj atë si një kafshë për futboll, sepse ai di dhe mund ti bëjë të gjitha" deklaroj Ferguson./Indeksonline/