Ferguson: Qëndrueshmëria vendos titullin

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se qëndrueshmëria do të jetë kyçe nëse Djajtë e Kuq dëshirojnë ta fitojnë Premier Ligën.
“Të kthehemi në vitin 1998 ku Arsenali kishte 12 pikë më pak se ne dhe ne nuk e shfrytëzuam këtë. Nuk ka dyshim se nëse e humbisni momentin në këtë pikë të sezonit, atëherë do të vuani për ta fituar titullin. E humbisni momentin dhe do të jetë shumë e vështirë për ju”.
“Ashtu siç e shohin të gjithë, ky është një kampionat i vështirë për t`u fituar. Na keni neve, Arsenalin, Manchester Cityn, Chelsean dhe nëse që të gjithë fitojnë ndeshjet… E kam thënë edhe disa javë më parë se skuadra e cila është më e qëndrueshme do ta fitojë titullin”, u shpreh Ferguson.