E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia ne lufte pe titull. Mirel Josa Te kujdesshem kunder Beses

10 pikë në 11 ndeshje të mbetura deri në fund të kampionatit janë vështirë të rikuperohen, por pas kualifikimit në Kupën e Shqipërisë, Vllaznia nuk dorëzohet dhe kërkon të mbetet në garë për të dy trofetë, duke shpresuar sigurisht në gabimet e dy kryesuesve. Tekniku shkodran, Mirel Josa, garanton se kuqeblutë nuk do të heqin dorë deri në fund, për të mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin.

“Deri tani kemi luftuar për të dyja. Për mua është e rëndësishme që lojtarët janë të interesuar dhe klubi është i interesuar që skuadra të përparojë në të dy kompeticionet. Ne do të vazhdojmë sepse asgjë nuk është e sigurt, as në kampionat, as në kupë. Në qoftë se unë kam skuadrën timë në gjendje optimale nuk kam frikë nga asnjë skuadër tjetër. Lojtarët duhet të kenë besim të mbajnë këtë kompaktësi dhe këtë unitet që kanë deri tani për të dhënë maksimumin” tha Josa.

Ndeshja me Besën, e para për fazën e tretë të Superligës, konsiderohet mjaft e rëndësishme për shkodranët, që nuk duan të zhgënjejnë përpara tifozëve në “Loro Boriçi”. Josa vlerëson shumë organikën kavajase dhe kërkon kujdes.

“Shumë i rëndësishëm. Të mendojmë si do të rigjenerojmë skudrën. Besa është në pozita të këqija në klasifikim, kështu që do të vijë këtu qoftë për të marrë një pikë, qoftë për të na goditur. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Për mua është ndeshje shumë e rëndësishme. Besa ka lojtarë të mirë, me eksperiencë të cilët dinë t’i përgjigjen situatave të veçanta” tha  Josa.

39 pikë për Vllazninë, që ndjek 6 pikë larg Skënderbeun e vendit të dytë, ndërsa ka 5 pikë avantazh ndaj Tiranës, me të cilën barazoi në ndeshjen e fundit, për të ruajtur një vend në Kupat e Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›