Ferguson: Ronaldo gabon rende nese largohet
Trajneri i Mancester Junajtedit, Aleks Ferguson, ia ka bere te ditur Kristiano Ronaldos se kalimi i tij ne Real Madrid, do te mund te jete gjeja me e keqe, e cila do t'i ndodh ne karriere. Portugezi momentalisht eshte duke u sheruar nga operimi i kaviljes se kembes, prandaj ka ende kohe per te menduar se cfare deshiron tutje ne karriere. "Jam pergjegjes per lojtaret e mi dhe e ardhmja e tyre eshte nje brenge e madhe per mua. Mendoj se largimi i Kristianos nga klubi yne do te ishte gabimi me i rende dhe gjeja me e keqe qe mund t'i ndodh atij. Ai eshte vetem 23 vjec dhe eshte futbollist i nje klubi te shkelqyeshem", ka theksuar Ferguson, duke shtuar: "E ardhmja e tij eshte ketu. Jam i sigurt per kete, sepse e kam pare kontraten e tij". Ne fakt, Kristiano Ronaldo ka kontrate pesevjecare me "djajte e kuq", por deshira e tij eshte qe te transferohet te Real Madridi. Nderkohe, kapiteni i kombetares italiane, njeheresh anetar i Real Madridit, Fabio Kanavaro (35 vjec) synon qe edicionin e ardhshem te braktis "klubin mbreteror". "Ai do te luaje ne Real deri ne qershor te vitit 2009. Endrra e tij eshte qe karrieren ta mbyll te Napoli, klub ne te cilin edhe e ka nisur karrieren", ka theksuar agjenti i lojtarit, Xhetano Fedele.