E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikael Esien, 20 milione euro per 5 vjet

Mikael Esien ka rene dakord me drejtuesit e Celsit per rinovimin e kontrates deri ne vitin 2013. Kjo marreveshje e re do t'i jape 25-vjecarit, nga Gana, 20 milione euro per 5 vjet, me nje page prej 80 mije sterlinash ne jave. Lajmi nuk eshte zyrtarizuar ende nga te dyja palet, por nje burim mjaft prane mesfushorit beri te ditur se "Mikaeli eshte shume i kenaqur me marreveshjen e re. Eshte e vertete qe Mourinjo ka tentuar ta marre tek Interi, por kontrata e re eshte gati dhe ai do ta vazhdoje karrieren me Celsin". Esien ka qene nje nga futbollistet me te mire te bluve, qe nga viti 2005, kur u transferua nga Lioni ne Londer, kundrejt 35 milione eurove. Ganezi mund te luaje edhe si qendermbrojtes ose mbrojtes i djathte, dhe ben pjese ne planet e trajneri te ri Felipe Skolari, i cili e sheh lojtarin si nje element polivalent per skemat e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›