E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Rooney do luajë në Kampionatin Botëror.


Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ishte jashtë mase i zhgënjyer me dështimin e skuadrës së tij për ta fituar titullin, por u tregua i drejtë dhe përgëzoi rivalët që e fituan titullin.

Ferguson po ashtu ka thënë se dëmtimi i sulmuesit kryesor të ekipit, Wayne Rooney, nuk është aq serioz dhe se ai mund të luajë në Kampionatin Botëror.

"Ai e ka dëmtuar nyjen përsëri. Nuk mendoj se është serioze. Mendoj se ai do të jetë i gatshëm për Anglinë".

"Ne e dimë se është e vështirë të fitohet Premier Liga, prandaj ne përgëzojmë Carlo Ancelottin dhe ekipin e tij, është një arritje e madhe të mposhtësh Manchester Unitedin. Për më shumë, jam i kënaqur me përkushtimin e futbollistëve të mi dhe të tifozëve të cilët ishin të mrekullueshëm. Unë nuk kam ankesa", theksoi për "Sky Sports", Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›