E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinë-Izrael, dakord për bisedime indirekte



Sipas presidentit palestinez Mahmoud Abass, edhe Lëvizja Fatah dhe Organizata për çlirimin e Palestinës kanë rënë dakord për zhvillimin e bisedimeve paqësore indirekte nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vendimi për zhvillimin e bisedimeve u mor pas tre orë diskutimesh në Bregun Perëndimor. I dërguari i posaçëm i SHBA-së, George Mitchell kishte filluar bisedimet që të mërkurën e kaluar. Qeveria amerikane shpreson që këto bisedime do të çojnë në rinisjen e bisedimeve të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe palestinës.
Këtë të diel është caktuar një tjetër takim i Mitchel dhee Abass në Ramallah.
Bisedimet direkte për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve janë ndërprerë prej më shumë se 16 muajsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›