E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Vetëm Barca mund të na ndalë

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se e vetmja skuadër, e cila mund ta kërcënojë fitimin e trofeut të dytë radhazi të Ligës së Kampionëve nga Djajtë e Kuq, është Barcelona. Interi është një skuadër e fuqishme, mirëpo nuk besoj se do të kemi problem me ta. Mjafton të shënojmë një gol si mysafir dhe do t'i kalojmë lehtë. Këtë sezon Barcelona po i merr të gjitha kreditë. Paraqitja e tyre në Ligën spanjolle ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj se Barcelona do të jetë kërcënimi kryesor i Unitedit këtë sezon,ka thënë trajneri skocez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›