E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ferguson mbush 80 vjeç: një nderim nga United dhe Ronaldo

Një kombinim i pazgjidhshëm mes United dhe Alex Ferguson, një ikonë e vërtetë e ‘Djajve të Kuq’. Dhe klubi i Mançesterit sigurisht që nuk e harron simbolin e tij në ditën kur mbush 80 vjeç, duke e uruar në rrjetet sociale me një sërë postimesh të publikuara në profilet e tij zyrtare. “Gëzuar ditëlindjen ish-menaxherit tonë legjendar” shkruhet në një ‘tëeet’ nga United, i cili ka postuar edhe videon e golit të parë të shënuar nga ‘Djajtë e Kuq’ në vitin 1986 nën drejtimin e trajnerit skocez.

Me një mendim për ‘maestron’ e tij të vjetër nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo, i cili u shenjtërua me të në Mançester dhe tani është kthyer në ‘shtëpi’ pas përvojave të tij me Real Madridin dhe Juventusin: “Gëzuar ditëlindjen Sir”, shkruan CR7 në një Story në Instagram, që  shoqërohet me një foto në të cilën ai shihet së bashku me teknikun.

Simbol i futbollit anglez dhe botëror, nga 6 nëntori 1986 deri më 19 maj 2013, Ferguson grumbulloi 1500 prezenca në stolin e United (me 895 fitore, 338 barazime dhe vetëm 267 humbje). Nuk ishte ende 20 vjeç kur arriti të gjente një biletë për të shkuar në Hampden Park, në Glasgoë-në e tij, për të parë finalen e Kupës së Kampionëve të vitit 1960 mes Eintracht të Frankfurt dhe Real Madridit të të madhit Puskas dhe Di Stefano. Ai u godit nga madhështia e ngjarjes dhe talenti i ‘Merenges’ me frymëzimin, dëshirën për ta bërë edhe ai.

Dhe duke qenë se jeta është shpesh një rreth, si futbollist ai bëri debutimin e tij në Glasgoë kundër Eintracht duke shënuar një hat-trick. Ishte një miqësore luksi,  jo finalja e Kupës së Kampionëve, por nuk ka rëndësi: e ka fituar më vonë si trajner i ‘Djajve të Kuq’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›