Spektakël fishekzjarresh në Durrës nga “Burj Khalifa”

Banorët e qytetit bregdetar të Durrësit do të shijojnë sot në orën e këmbimit të viteve spektaklin e fishekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ky spektakël fishekzjarresh vjen si dhuratë e Marinës së Dubait.
“Mirëmëngjes dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fizhekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit, ju uroj të gjithëve një vigjilje të paqme të Vitit të Ri”, shprehet Rama.
Sot në vendin tonë dhe të gjithë botën kremtohet një nga festat më tradicionale, nata e ndërrimit të viteve. Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.