E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson përgatitet të sjellë emra të rinj


Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, synon të sjellë disa emra të rinj në Old Trafford gjatë kësaj vere.

Nëse ata dështojnë të mposhtin Chelsean në garën për titull, kjo do të thotë se djemtë e Ferguson do ta përfundonin sezonin me vetëm një trofe të fituar, Kupën Carling.

"Kur sfidoni të katër trofetë, duhet të jeni të kujdesshëm nga kjo dhe të vëreni momentin kur është e nevojshme të freskoni një ose dy lojtarë. Kërkesat dhe presioni në lojtarë mund të jetë shumë të vështira", ka thënë Ferguson, duke lënë të kuptohet se ai ka në plan transferime të reja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›