Ahmadinexhad: Nuk trembemi nga sanksionet nga Perëndimi
Mahmud Ahmadinexhad, presidenti iranian në një dalje para gazetarëve në Nju Jork, ku ndodhet pas punimeve të konferencës së OKB-së, është shprehur se vendi tij nuk i trembet sanksioneve të reja. Ahmadinexhad është shprehur se rruga e sanksioneve nuk do të sjellë kurrë përmirësimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Teheranit.
"Nuk na pëlqejnë sanksionet që dëshiron Perëndimi që të na imponojë. Por këto sanksione nuk na frikësojnë. Vendi është i përgatitur për përballimin e sanksioneve të reja, por nëse do të ketë sanksione të reja ndaj nesh nuk mund të pritet një përmirësim i marrëdhënieve mes Teheranit dhe Uashingtonit, kjo është rruga e gabuar për ta bërë këtë", tha Ahmadinexhad.
Gjithashtu presidenti i Republikës Islamike Iraniane u shpreh se vendi i tij ndryshe nga Korea e Veriut nuk do të dalë prej traktatit të mospasurimit të uraniumit edhe pas ndërmarrjes së sanksioneve të mundëshme ekonomike. Në samitin e OKB-së pritet që fuqitë e mëdha perëndimore me në krye të SHBA-së, pritet që t'i paraqesin zyrtarëve të lartë të këtij institucioni një set sanksionesh të cilat dënojnë programin bërthamor që po përgatit Irani.