E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferizaj: Tenton të plaçkitë bankën, arrestohet

Pak para mesditës së të martës, rreth orës11:25 minuta, në ,,Procredit Bank” e cila ndodhet në rrugën ,,Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, është bërë një përpjekje e grabitjes. Policia, e cila kishte arritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ka arritur të arrestoj të dyshuarin H. Z. (51) .

“Sipas dëshmitarëve të rastit, i dyshuari kishte hyrë në bankë dhe nga arkëtarja, nën kërcënim me një mjet të ftohtë(thikë), kishte kërkuar që t’i dorëzojë të hollat nga arka”, ka bërë të ditur Agim Gashi, zëdhënës rajonal i PK-së . Në ndërkohë, policia kishte prangosur grabitësin.

Për këtë rast është njoftuar Prokurori dhe i dyshuari është dërguar në ndalim policor, deri në kompletimin e lëndës dhe paraqitjes para gjykatës kompetente./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›