E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferizaj, therren me thika, dy të plagosur

Dje në Ferizaj kanë ndodhur dy përleshje, dy persona janë therrur me thikë.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Vëllëzërit Gërvalla”, pas orës nëntë. Dy persona kishin mosmarrëveshje mes veti, me ç’rat ka ardhur deri të përleshja. Njëri nga ta ka përdorur thikë duke i shkaktuar lëndim trupor një personi tjetër.

Rasti i dytë ka ndodhur në Pleshin, në orët e pasdites. Një person ka sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima poashtu është therrur me thikë.

Në të dyja rastet, për dy të lënduarit është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërkaq me urdhër të Prokurorit, dy sulmuesit po mbahen në burg./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›