E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ferma VIP”/ Ndarja e krevateve, nis “përplasja” e parë mes fermerëve, Albano: Nuk dua diellin në mëngjes

Tetë konkurrentët e parë të “Ferma VIP” kanë zgjedhur krevatet e tyre, ku nuk kanë munguar as “përplasjet”.

Aktori, Albano Bogdo, ka kërkuar që të akomodohet në krevatin e zgjedhur nga këngëtarja, Elsa Lila.

Kjo kërkesë e Albanos vjen sipas tij për një motiv të veçantë, pasi nuk do diellin në mëngjes.

Pjesë nga biseda:

Albano: Pse nuk rri aty?

Elsa: Sepse dua të jem afër Çilit.

Albano: Afër Çilit je edhe aty.

Elsa: Po ti pse do këtu?

Albano: Që mos të më zejë dielli në mëngjes.

Elsa: Mirë do t’a bëjmë një ditë unë, një ditë ti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›