“Ferma VIP”, Valeri “shpërthen” ndaj Florit: Ta harrosh, nuk më vendos kushte mua

Flori dhe Valeri kanë debatuar ditën e sotme për shkak të punëve në fermë.
Flori, pasi u zgjodh kryefermer, secilit prej fermerëve ju ka dhënë detyrat përkatëse. Valeri shprehet se Flori i ka ndarë punët me urdhëra dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer.
Pjesë nga debati:
Flori: Konflikti është që unë thashë dua të takoj dhe ti the s’kam pse të takoj unë ty
Valeri: Po s’kam pse të takoj. Është zgjedhja ime. A të detyrohem ndonjë gjë?
Flori: Patjetër që po, jam kryefermer dhe kam nevojë të të takoj
Valeri: Për çfarë?
Flori: Për punët e mija
Valeri: Mi ke thënë gjërat, mi ke thënë edhe me urdhëra. Ta harrosh, nuk më vendos kushte mua
Flori: Kam nevojë të bëj një bisedë të ngrohtë
Valeri: Jo more, ça bisede të ngrohtë të bëj pas asaj, pasi jep urdhëra
Flori: A të thashë do bëjmë banjot bashkë?
Valeri: Jo nuk më ke thënë
Flori: Do të më bësh me nerva? Kam thënë ne të dy do bëjmë banjot, më the nuk dua t’i bëj banjot me ty, dua t’i bëj vetëm
Valeri: Unë t’a thashë me shaka se nuk jam mësuar t’i lodh eprorët
Flori: Pas kësaj more flakë?
Valeri: Rri i qetë dhe shijoje
Flori: Jo nuk po e shijoj. Ti po ma bën ferr. Po rri pa bukë. Kur hamë të gjithë duhet të jemi aty. /vizionplus.tv