“Ferma Vip”, Elsa dhe Valeri flasin për Rigelsën: Duhet mbajtur afër

Gjatë një diskutimi, fermerët kanë folur për Rigelsën, për të cilën theksuan se duhet ta mbajnë afër.
Sipas tyre ajo është e ndrojtur dhe do ta mbajnë afër, pasi po e përjeton keq edhe faktin që ndodhet larg familjes.
Elsa: Rigelsa në realitet është vajzë shumë interesante, thjesht është e ndrojtur dhe nuk e gjen veten.
Valeri: Shumë, shumë duhet afruar pak.
Elsa: Thotë se nuk njeh askënd është rritur andej, ka ikur që tre vjeçe, dhe tha se nuk njoh asnjë personazh, jo personalisht por as nga ekrani, dhe e ndjej veten shumë jashtë.
Valeri: Tha ju keni njëri-tjetrin këtu.
Elsa: I thashë se as unë nuk njoh njeri, përveç tre nga ekrani, nuk njihja shumë prej të tjerëve.
Valeri: Po po.
Elsa: Dhe avash avash duket se sot po integrohet më shumë. Pastaj i thash se ke vetëm 24 orë që je këtu, pastaj tha se I mungonte familja, pastaj është e vogël edhe e përjeton keq. Ata janë të gjithë në Itali, ajo është larg.
Valeri: I thash jepi forca vetes, e ke rrugën përpara në ekran. /vizionplus.tv
View this post on Instagram