E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermerët duan dëmshpërblimet, dhjetëra banorë protestojnë para bashkisë së Maliqit

Fermerët e fushës së Maliqit kanë protestuar këtë të martë perpara bashkisë për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur nga reshjet e kohëve të fundit.

Sipas fermerëve, përmbytjet, kanë dëmtuar në masë prodhimet bujqësore dhe kanë sjellë pasoja të parikuperueshme.

Por një tjetër arsye e kësaj proteste sipas fermerëve është mungesa e subvencioneve dhe ajo e naftës, një problem që mbetet i pazgjidhur mes fermerëve potencialë që kanë marre toka me qera dhe qeradhënësve.

Nga reshjet e muajit Nëntor dhe Janar vetëm në fushën e Maliqit janë përmbytur 4000 hektarë tokë.

Bashkia në bashkëpunim me drejtorinë për bujqësinë kanë ngritur grupet e verifikimit të dëmeve për dëmshpërblimet./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›