E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermerët e Lunxhërisë nisin korrjen e jonxhës, vijon edhe mbjellja e kulturës së misrit në zonë

Fermerët në zonën e Lunxherisë kanë nisur që prej ditës së djeshme korrjen e kulturës së jonxhës, e cila konsiderohet një prej kulturave më të rëndësishme bujqësore në këtë zonë. Ajo ka një rol të madh jo vetëm për ekonominë e fermerëve, por edhe për furnizimin me bazë ushqimore të blegtorëve lokalë, duke qenë një element kyç në zhvillimin e aktivitetit bujqësor dhe blegtoral në këtë zonë. Sipas fermerëve vendas, pritshmëritë për këtë vit janë më pozitive krahasuar me vitin e kaluar.

“Pritshmëritë për prodhimin janë më të larta se vitin e kaluar sepse ka patur lagështi”, tha fermeri Vangjel Kondi

Paralelisht me korrjen e jonxhës, kjo periudhë përkon edhe me procesin e mbjelljes së kulturës së misrit. Aktualisht, fermerët e zonës së Lunxherisë ndodhen në fazën përfundimtare të mbjelljeve, duke vijuar punën intensive në fushat bujqësore.

“Procesi ka nisur para një jave dhe vijon, është pothuajse në përfundim”, u shpreh fermeri.

Ky kombinim i korrjes dhe mbjelljes tregon një sezon të ngarkuar për fermerët, të cilët po punojnë për të siguruar një prodhim sa më të qëndrueshëm dhe të suksesshëm gjatë vitit.

Gazetare B. Pëllumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›