E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermerët në Gjirokastër intensifikojnë punën në pemëtarinë frutore

Në fshatin Topullaraj të Gjirokastrës, kjo periudhë e vitit sjell angazhim të shtuar për fermerët që merren me kulturat drufrutore. Mes tyre është edhe Vladimir Dhrami, i cili në mbi 2 hektarë tokë ka kultivuar një shumëllojshmëri pemësh frutore. Çdo ditë ai kujdeset  për të siguruar prodhim cilësor.

 “Në këtë fazë si shërbim mund të bësh ndonjë spërkatje për kundra insekteve”, u shpreh fermeri.

Ai shprehet se, pavarësisht viteve të eksperiencës, vazhdon të konsultohet me specialistë të fushës për të ndjekur praktikat më të mira në shërbim të prodhimit.

 “Të gjithë ne që kemi kultivuar si vreshta dhe pemë dhe ,konsultohemi me specialistët”, tha ai.

Fermerët e zonës po përballen çdo vit me sfida që lidhen me kushtet klimatike dhe kostot e larta të prodhimit, por ata mbeten të përkushtuar për të mbajtur gjallë traditën e kultivimit të pemëve frutore.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›