Zgjedhjet në PD, Vokshi: Votimi vijon pa probleme, tre orët e para votuan rreth 12 mijë votues

Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi, ka bërë publikimin e të dhënave të para mbi procesin e votimit në Partinë Demokratike.
Sipas saj, në 77 degë të Partia Demokratike e Shqipërisë janë hapur 87 qendra votimi në orën 08:00 të mëngjesit dhe procesi po vijon normalisht, pa probleme të raportuara, ndërsa pjesëmarrja është vlerësuar si e lartë.
“Kjo është dalja e parë duke qenë transparent po ju informojmë për të dhënat e para që kemi marrë nga 77 degë të PD-së. Janë 87 qendra votimi të hapura në orën 08:00, votimi do të vazhdojë deri në orën 18:00, procesi ka nisur dhe po vijon i qetë, pa asnjë problem dhe me pjesëmarrje të lartë”, u shpreh Vokshi.
Sipas Vokshit deri në orën 11:00 kanë votuar 11.906 anëtarë, nga gjithsej 51.737 anëtarë me të drejtë vote.
Vokshi njoftoi se të dhënat për pjesëmarrjen do të publikohen çdo dy deri në tre orë deri në mbylljen e votimit në orën 18:00, ndërsa më pas do të nisë numërimi në të gjitha degët.
“Deri në orën 11:00 në bazë të informacioneve që kemi marrë nga degët, nga komisionet e votimit, kanë votuar 11. 906 votues dhe kjo është e dhëna që kemi marrë tani. Për numrin e votuesve do ta japim çdo dy-tre orë deri në orën 18:00 dhe më pas do të bëjmë mbylljen e të gjithë numërimit në të gjitha degët. Sot janë thirrur për të votuar 51. 737 anëtar të PD-së me të drejtë vote”, tha ajo.
/rtsh.al/