E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fermeret, zgjidhje per kredi jashte bankave

Kreditimi i fermereve nepermjet rrjeteve te kursim-kredise, aktualisht eshte mundesia e vetme per te zhvilluar fshatin. Per kete arsye unioni Kursim- kredi po synon zgjerimin e tij te metejshem si dhe terheqjen e pervojes se huaj ne kreditim. Nje rast bashkepunimi eshte marredhenia e vendosur me skemen franceze "Credit Mytyell". "Unioni Kursim- Kredi parashikon qe te kete ritme shume me te larta se viti 2009. parashikohet qe te kemi nje rritje te numrit te anetareve me 5 mije anetare si dhe rritje te portofolit te kredise me rreth 20%" tha Behar Gjoni, drejtor zhvillimi i rrjetit Union SHKK. "Jemi ketu per te ridimensionuar bashkepunimin me Union SHKK. Ne kemi lidhje te hershme me kete skeme dhe duke pare zhvillimin e saj mendojme se ia vlen t'i zgjerojme dhe me tej marredheniet tona", tha Bernard D' Heilly, ekspert Credit Mutuel. "Jane te gjitha mundesite e nje bashkepunimi dhe asistence per Unionin kursim kredi. Ne nuk perjashtojme as mundesine e nje bashkepunimi financiar, por per te realizuar kete duhet nje studim perkates" tha Fransua D'Cangny, ekspert Credit Mutuel. Unioni i Shoqatave Kursim- Kredi eshte angazhuar gjithashtu per solidaritetin me zonat e permbytura. Kjo nisme eshte perkrahur nga te gjithe Shoqatat Kursim- Kredi te cilat ne baze te funksionimit te tyre kane pikerisht solidaritetin."Te gjitha shoqerite kursim-kredi kane shprehur nismen e tyre per te mbeshtetur zonat e permbytura. Nje nisme e tille u shfaq edhe kur ndodhi problemi ne zonen e Gerdecit dhe tani, kjo nisme eshte pershendetur nga te 106 Shoqerite Kursim- Kredi. I gjithe fondi i grumbulluar do te shkoje per te mbeshtetur zonat e permbytura ne Qarkun e Shkodres", tha Gjoni. Ne mbledhjen e Asamblese Rajonale qe u zhvillua ne periferi te kryeqytetit dhe ku kishte pjesemarres nga Tirana, Shkodra, Malesia e Madhe, Durresi dhe Kavaja, jane prezantuar arritjet e grupit Union SHKK per vitin 2009 dhe plan biznesi 2010 qe planifikon zgjerimin territorial te ketij grupi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›