E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fermeri nga Zharrëza eksporton produktet bujqësore në Austri e Gjermani

Leonard Nako nga njësia Administrative Zharrëz e Bashkisë Patos, e ka kthyer vëmendjen tek bujqësia dhe veçanërisht në serat diellore.

I kthyer nga emigrimi nga Greqia në vitin 2000 dhe pas 15 vjetësh në një aktivitet bar -restorant, duke parë rënien e biznesit aplikoi në programet e IPARD duke përfituar nga grantet për bujqësinë.

Në vitin 2021 Leonardi nisi të ndërtojë 4 dynym sera diellore në vlerën e 10,2 mln lekë të reja, ku 60 % financohet nga programi IPARD.

Ky është viti i dytë i prodhimit të varietetit “kornishon” të kastravecit që eksportohet në Austri e Gjermani.

Ky varietet është shumë i kërkuar në këto vende pasi përdoret në industrinë ushqimore në konservim dhe çmimi i eksportit është shumë i lartë.

Vetëm me këtë sipërfaqe prej 4 dynym në 1 sezon arritëm të eksportonim në vitin e kaluar në 65 ton. Këtë vit prodhimi do jetë më i madh pasi shërbimet janë më të mëdha në plehërim.

Por ambicia e Leonardit për punën në bujqësi nuk janë vetëm serat, ai ka mbjellë edhe një sipërfaqe prej 5 dynym në specat pikant për industrinë ushqimore duke firmosur një kontratë garancie për shitjen e prodhimit në Suedi.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›