Fernando Alonso prane rikthimit te McLaren
Sipas sajtit te te perditshmes spanjolle “As”, McLaren thuhet se i ka propozuar nje kontrate 1-vjecare Fernando Alonsos. Ky do te ishte nje ndryshim i vertete kursi per skuderine e Uokingut, qe pak jave me pare prishi kontraten pikerisht me pilotin asturian. Oferta parashikon te njejtat kushte si te marreveshjes se meparshme. Gjithnje sipas asaj qe referon e perditshmja iberike, Alonso ka kerkuar kushte te sakta per te realizuar nje strategji te tijen, ndryshe nga ajo e Hamiltonit, si dhe mosperseritjen e episodeve te kaluara, te cilat jane dhe shkaku i ndarjes mes paleve ne muajin nentor. Gjithsesi eshte e veshtire te parashikohet nje perfundim pozitiv te ketyre zhvillimeve, sidomos pas raporteve jo te mira mes Alonsos dhe bosit te McLaren.